Mbrojtësi brazilian Filipe Luis është në dyshim për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Juventusit.
Mbrojtësi i krahut të majtë është lënduar në sfidën e së dielës që Atletiko e ka fituar ndaj Real Sociedadit si mysafir 2:0.
Gjatë javës priten kontrolle më të detajuara për të kuptuar nëse Luis do të jetë në gjendje për të luajtur pas tetë ditësh ndaj kampionëve të Italisë.
Kujtojmë se Atletiko nuk do ta ketë në stol as trajnerin Diego Simeone, i cili është suspenduar nga UEFA për festimin provokativ në ndeshjen e parë të cilën “Los Colchoneros” e kanë fituar 2:0 ndaj “bardhezinjëve”.