Ish-skuadra e Mirsad Jonuz akuzohet për trukim të ndeshjeve

Mediat greke dhe evropiane shkruajnë se skuadra Aiginiakos që garon në Seria B apo kategoria e dytë e futbollit në Greqi dhe që deri kohë më parë udhëhiqej nga trajneri nga Maqedonia, Mirsad Jonuz është gjetur nën hetime të “Federbet”, agjencion i njohur për luftë kundër kriminalitetit në futboll.

Ndrshjet e Kategorisë së Dytë në kampionatin grek janë nën monitoring të “Federbet”, ndërsa hetuesit e këtij agjencioni ndëkombëtarë që mendohen të shkatërojnë bastet jolegale në ndeshje të futbollit dhe manipulimet e rezultateve nga vetë klubet, për përfitime të palejueshme përmes trukimeve për bastore.

“Njerëzit tanë kanë vërjetur numër të madh të basteve për 2 (fitore të mysafirëve) në pjesën e parë, ndërsa më pas 1 në pjesën e dytë dhe fitore të vendasve në fund. Në Greqi ekziston problem i madh, çdo javë ka ndeshje të këtilla. Mirëpo ky ishte i veçantë”, ka deklaruar Françesko Baranka, president i “Federbet”.

Në ndeshjen në fjalë Aiginiakos si mysafir kishte qenë në epërsi 2:0 pas 45 minutave të para, ndërsa në pjesën e dytë Apolon shënon tre gola dhe fiton ndeshjen 3:2.
Kemi vërejtur pagesa të larta mbi jo normalen për këtë ndeshje në vende të ndryshme si Ukrainë, Rusi, Armeni dhe thuajse gjithë shtetet e Evropës Lindore”, shton Baranka.
Nën dyshime është edhe ndeshja Aiginiakos-Volos (1:4). Pas këtij takimi Mirsad Jonuz u tërhoq nga pankina e skuadrës së Aiginiakos, për të cilët luan edhe Viktor Velkovski, ish-lojtar i Pobedës, KF Skopjes dhe Vardarit.

Match fixing, caso Apollon Larissa-Aiginiakos: puntate sull’over e risultati primo e secondo tempo hanno fatto scattare l’alert. Baranca (Federbet): “Flussi anomali registrati nell’est Europa”

 

Leave a Reply