Shkëlzen Gashi nuk është më pjesë e skuadrës amerikane, Kolorado Rapids. Këta të fundit kanë njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me 30 vjeçarin shqiptar.
“Klubi ka vendosur të heqë dorë nga Shkëlzen Gashi. Duam të falenderojmë Shkëlzenin për shërbimet e tij gjatë këtyre tre viteve dhe i urojmë atij gjithë të mirat”,thuhet në komunikatën e klubit nga MLS.
Gashi pjesë e Kolorado Rapids ishte gjatë tre viteve, duke shënuar 14 gola në 68 ndeshje të zhvilluar.