Atë që e paralajmëruam sot gjatë ditës, u bë edhe realitet. Portugezi Bernardo Silva edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Mançester Sitit, ndërsa lajmin e konfirmoi sajti zyrtarë i “pasanikëve” nga Mançesteri.
Nuk janë zbardhur detaje rreth marrëveshjes si dhe shuma e transferimit të kampionit 22-vjeçar me Monakon, mirëpo supozohet se skuadra nga “Etihad Stadium” do ti paguajë Monakos një shumë prej 68 milion euro.
Bernardo Silva te Siti do të veshë fanellën me numër 20, ndërsa kontrata e tij hyn në fuqi nga data 01 korrik.
Monako e kishte blerë Silvan nga Benfika në vitin 2015-të për një shumë prej 15 milion euro. Gjatë sezonit të fundit portugezi me Monakon kishte zhvilluar 58 ndeshje, duke regjistruar edhe 11 gola në të gjitha kompeticionet.