Marjan Radeski është rikuperuar dhe iu është rikthyer fushave të futbollit, ndërsa sot luajti edhe në ndeshjen miqësore që Shkëndija e zhvilloi me Gostivarin. Tetovarët fituan ‘testin’ me rezultat 1:0 dhe golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Shefiti.
Ndërkohë në mesin e shumë eksperimenteve që bëri Qatip Osmani në këtë lojë, duke iu dhënë hapësirë futbollistëve që nuk kishin minutazhë shumë në dy ndeshjet e para të sezonit pranveror në kampionat, ai i dha mundësinë edhe Radeskit që pas 7 muajve të luajë ndeshjen e parë, duke e aktivizuar nga stoli në pjesën e dytë.
Kujtojmë që Radeski u dëmtua rëndë më 17 korrik të 2018-tës në transfertën e Shkëndijës në eliminatoret e Ligës së Kampionëve ndaj The Neë Saints në Uells, 24 vjeçari operoi ligamentet dhe vazhdoi fazën e gjatë të rikuperimit.
Për kampionët, rikthimi i Radeskit është një lajm shumë pozitiv, pasi do të jetë një përforcim plus në ndeshjet sezonit.