Makedonija GJ.P të mërkurën në Strumicë do të zhvillojë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë kundër Bellasicës, njofton “infOSport.mk”. Atmosfera në taborin e skuadrës shkupjane është shumë pozitive, pas barazimit në fundjavë kundër Shkëndijës, mirëpo lajm jo i mirë është mungesa e goleadorit të skuadrës, Hristijan Kirovski (i suspenduar).
I njëjti aktualisht mban epitetin e golashënuesit më të mirë te Makedonija GJ.P, me gjithsej 8 gola të shënuar, 3 prej të cilëve i kishte realizuar pikërisht ndaj Bellasicës, në atë fitore 1:4 në Strumicë në ndeshjen e vlefshme të javës së 14-të. Mbetet të shihet nëse vendin e Kirovskit në formacionin bazë do ta zë Ilirid Ademi, sulmuesi shqiptarë, i cili në ndeshjen e fundit kundër Shkëndijës u inkuadrua në lojë vetëm gjatë pjesës së dytë.