Vardari skuadra e vetme pa asnjë pikë të fituar në stinorin pranveror!

Pas vetëm dy xhirove të zhvilluara në stinorin pranveror në Ligën e Parë Futbollistiketë Maqedonisë, Vardari veçohet si skuadra e vetme që nuk ka marrë asnjë pikë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nënkampione e vendit në të dyja ndeshjet u mposht në Tetovë, edhe atë fillimisht nga Shkëndija (1:0) në kuadër të javës së 19-të, dhe më pas edhe nga Renova (4:0) në ndeshjen e javës së 20-të.

Madje të besuarit e trajnerit Aleksandar Vasoski në këto dy ndeshje nuk kanë shënuar asnjë gol.

Pas Vardarit, me vetëm një pikë të vetme të fituar nga këto dy xhiro të para të stinorit pranveror vijnë Pobeda, Bellasica dhe Makedonija GJ.P, për të vijuar më pas Rabotniçki dhe Sileksi me nga dy pikë, Shkëndija, Shkupi dhe Renova kanë regjistruar nga një fitore dhe një barazim (4 pikë), teksa skuadra e vetme me dy fitore është Akademia Pandev.

Leave a Reply