Portieri i Çelzit, Kepa Aizabalaga nuk ka kaluar pa një gjobë nga ana e klubit të tij, për shkak sjelljes së tij gjatë ndeshjes finale të Liga Kupës së Anglisë kundër Mançester Sitit të dielën. “Blutë” e Londrës u mundën përmes penaltive, ndërsa pak para ekzekutimit të tyre, portieri spanjoll refuzoi të zëvendësohet, duke vënë në shumë siklet në ato momente trajnerin e tij, Mauricio Sarri.
Pas ndeshjes që të dy dolën me deklarata duke thënë se ishte një mosmarrëveshje, dhe se edhe përkundër një problemi me muskujt të portierit Kepa, ai nuk e kishte pasur problem të vazhdojë të jetë pjesë e ndeshjes.
Mediat angleze madje dolën me konkluzion se portieri më i shtrenjtë në histori, nuk do të gjobitet fare, mirëpo nga klubi londinez vendosën më ndryshe.
Aizabalaga është gjobitur me heqje të pagës për një javë, ndërsa këto do jepen për bamirësi.
BREAKING: Chelsea have fined Kepa Arrizabalaga. pic.twitter.com/INjxtwLdlm
— Goal (@goal) February 25, 2019