Skuadra e Mançester Sitit është gati për të kompletuar transferimin e parë në merkaton e verës. Skuadra e Pep Guardiolës ka mbyllur gjithçka përsa i përket transferimit të “yllit” të Monakos, Bernardo Silvës dhe tani mungon vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.
Ylli portugez pritet të kompletojë trasnferimin e tij në javën e ardhshme, teksa Siti do të paguajë një shumë prej 80 milionë eurove.
Ka qenë vetë trajneri i “Citizens”, Pep Guardiola ai që e ka kërkuar me insistim Bernardo Silvën në ekip, ndërsa dëshirën e strategut spanjoll e ka plotësuar menjëherë presidenti i Sitit, Al Mansur.