FFM DHE OSBE me kampanjë të re për futbollin dhe tifozët (VIDEO)

“Urrejtja nuk luan në terrenin tonë, ta largojmë edhe nga tribunat” është motoja e re e kampanjës së promovuar sot nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Qëllimi i kampanjës është për të ruajtur integritetetin dhe frymën e lojës, duke iu bërë apel të gjithë tifozëve të vendit, për të bërë anim fer dhe korrekt, pa urrejtje, nacionalizma apo racizëm. Shpalosja e kësaj kampanje u bë në hapësirat e Shtëpisë së Futbollit të Maqedonisë në praninë e sekretarit gjeneral të FFMV-së Filip Popovski dhe kreut të misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Koja.

“Dyert tona janë vazhdimisht të hapura për të gjithë adhuruesit e futbollit dhe për të gjithë projekte që ndikojnë në përparimin e kushteve në futboll por edhe të animit korrekt. Me inicimin e aktiviteteve për ngritjen e ndërgjegjes , në nivel më të lartë të tolerancës , më larg terreneve futbollistike , dërgohet një mesazh deri te tifozët dhe në veçanti tek të rinjtë për pasojat e dëmshme nga urrejtje dhe jotoleranca”,
tha Filip Popovski, sekretar i FFMV-së 

Qëllimi i kampanjës të cilën e nisim sot është që të kontribuojë në përqafimin e karrakterit multietnik të shoqërisë, si dhe largimit të paragjykimeve . Të ngrit ndërgjegjën në përgjithësi , posaçërisht në mes e tifozëve sportiv dhe të rinjëve , për pasojat e dëmshme dhe kriminali në sport. Që të inkurajojë tifozët e sportit që të anashkalojnë fyerjet diskriminuese, raciste dhe jotolerante në terrenet futbollistike dhe jashtë tyre, përfshi këtu edhe mediumet sociale . Poashtu të ilustrojë se si animi sportiv dhe fer të tifozëve mund të sjell ndryshime pozitive, tha Klemens Koja, ambasador i OSBE-së

Në konferencën për mediat, u promovua edhe një mini-video në të cilën ishin të përfshirë emra të njohur të futbollit në vend si Ilijoski, Musliu, Dimoska, Maksuti dhe Jovçev. /SHENJA/

FFM DHE OSBE: URREJTJA NUK LUAN NË TERRENIN TONË

Публикувахте от Tv Shenja в Понеделник, 25 февруари 2019 г.

Leave a Reply