LPFM, Renova turpëron Vardarin, Shkëndija dhe Rabotniçki nuk fitojnë, Shkupi superior

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 20-të në elitën e futbollit vendor. Dy nga tre ndeshjet e zhvilluara në kryeqendrën tonë u mbyllën me barazime, ndërsa FC Shkupi në ndeshjen e zhvilluar në Çair ishte superior duke mundur Pobedën me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Në “Telekom Arena”, Rabotniçki dhe Sileksi barazuan 1:1, ndërsa me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja në lagjen e Gjorçe Petrovit, aty ku Makedonija GJ.P dhe Shkëndija ndanë pikët.

Një super ndeshje zhvilloi Renova, që në Tetovë mundi Vardarin me rezultatin 4:0. Ishte kjo një ndër ndeshjet më të mira të skuadrës nga Xhepçishti nën drejtimin e Nikolla Ilievski – Xhixhi, teksa Akademia Pandev edhe në derbin e tretë lokal të këtij edicioni ndaj Bellasicës doli fitues, duke shënuar kësaj rradhe fitore minimale 1:0.

LPFM – Java 20
Bellasica 0 – 1 Ak. Pandev
Makedonija Gj.P 1 – 1 Shkendija
 Rabotnicki 1 – 1 Sileks
Renova 4 – 0 Vardar
Shkupi 3 – 0 Pobeda

 

 

Leave a Reply