Sulmuesi shqiptarë i Vardarit paralajmëron Renovën

Sulmuesi i talentuar shqiptarë i Vardarit, Xhemal Ibishi, i cili javë më parë lidhi kontratë profesionale me nënkampionët e vendit në një prononcim për “infOSport.mk”, ka folur lidhur me takimin e sotëm kundër Renovës në Tetovë. Ai tha se tashmë kanë lënë anësh disfatën me Shkëndijën dhe se me optimizëm shohin në ndeshjet e rradhës, përfshirë edhe këtë të sotmen ndaj skuadrës nga Xhepçishti.

“Ne jemi te gatshem si çdo herë. Lojën me Shkëndijën e kemi lënë anësh dhe tani mendojmë për Renovën. Shpresojmë të kthehemi në Shkup me fitore dhe të garojmë deri në fund për titullin e kampionit, duke shpresuar se këtë sezon do ta kryejmë me sukses” – tha enkas për “infOSport.mk” sulmuesi i talentuar shqiptarë i Vardarit, Xhemal Ibishi.

 

Leave a Reply