Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm i xhudistes kosovare, Majlinda Kelmendit.
Kampionia olimpike dhe njëherit kampion e botës, ka fituar medaljen e artë në “Grand Slam-in” e Dyzeldorfit në Gjermani.
Kelmendi në finalen e madhe mundi xhudisten nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasuren, edhe atë vetëm pas pak sekondash, ndërsa gjatë të gjitha luftërave ajo tregoi një performancë të shkëlqyer, duke i fituar të njëjtat me “ippon”.
Deri në finalen e madhe Majlinda mposhti koreanen, Bokyeong Jeong, brazilianen Eleudis Valentim dhe gjermanen, Verna Thumm, teksa në gjysmëfinale ajo ishte më e mirë se italianja, Odette Giuffrida.