Kapiteni i Atletico Madridit, Diego Godin, foli menjëherë për mediat pas fitores 2-0 ndaj Juventusit, ku u shpreh i ekzaltuar për këtë rezultat.
“Në televizor mund të dukej ndeshja më e lehtë, por sot ia dolëm të kalojmë edhe vendimet e arbitrit dhe VAR-it”, tha fillimisht ai.
“Në disa raste nuk na favorizoi. Tani ka edhe 90 minuta të mbetura. Këto ndeshje normalisht që vendosen nga detaje. Sot morëm një avantazh të madh, prej 2 golash të shënuar”.
“Diego Costa? Sot la jetën në fushë në minutat që pati, ashtu si edhe pjesa tjetër e skuadrës. Të gjithë bëmë një paraqitje të jashtëzakonshme. Edhe stadiumi pati një atmosferë të shkëlqyer”, përfundoi Godin.