Futbolli portugez po njeh një brez të ri me talentë, ndërsa një prej tyre pa dyshim se është edhe 18-vjeçari Zhoao Pedro Neves Filipe, ndryshe i njohur si Jota dhe që aktualisht mbron ngjyrat e Benfikës.
Reali i Madridit është hedhur menjëherë në sulm duke ofruar 18 milionë euro për shërbimet e talentit portugez, për shërbimet e të cilit Benfika kërkon 30 milion euro.
Jota është shpallur kampion Europe me Portugalinë U-19, ku u shpall lojtari dhe golashënuesi më i mire i turneut, ndërsa këtë vit po integrohet në ekipin e parë të Benfikës.
Drejtuesit e klubit portugez kanë nisur bisedimet me lojtarin për rinovimin e kontratës me synim për të rritur klauzolën në 80 milionë euro.