Hamshik prezantohet te klubi i tij i ri

Marek Hamshik ka kompletuar transferimin e tij te skuadra kineze e Dalian Yifang.

Drejtuesit e skuadrës kineze për shërbimet e sllovakut paguan 20 milionë euro.

Sot Hamshik është prezantuar te klubi i tij i ri dhe ka kryer seancën e parë stërvitore.

Mesfushori luajti për 12 vite te Napoli, duke u shndërruar në një legjendë “napolitane”. Ai me Napolin ka regjistruar plotë 519 ndeshje, më shumë se çdo kush tjetër në historinë e këtij klubi, ndërsa gjithashtu mban edhe epitetin e golashënuesit më të mirë me 121 gola.

Tashmë Hamshik do të nisë një aventurë të re në kampionatin kinez me skuadrën e Dalian Yifang, aty ku do të përfitojë 9 milionë euro neto për sezon, ose plotë 27 milion euro për tre vitet e ardhshme.

Leave a Reply