Ardian Nuhiu e bën atë që nuk e kishte bërë asnjë trajner te Drita për më shumë se 15 vite më rradhë

Drita ndodhet ende në “muajin e mjaltit” pas fitores së ëmbël ndaj rivalit të përbetuar Gjilanit me rezultat bindës 3-1, shkruan Gazetasheshi.com.

Pikërisht shifrat flasin për një dominim total të ekipit bardh e kaltër në derbin numër 28-të kampional pas luftës, ndërkohë meritë të madhe për këtë ka pa dyshim tekniku shkupjan Ardian Nuhiu, ‘dora’ e të cilit ka filluar të jap frytet e para.

Tekniku 40 vjeçar debutoi me fitore në stolin e bardh e kaltërve, ndërkohë që arriti ta bënte atë që nuk e kishin arritur shumë trajnerë në dhjetë përballjet e fundit të derbit si boshnjaku Almir Allagic, Ismet Munishi, Bekim Isufi dhe Shpëtim Duro.

Loja ofansive që ka aplikuar Nuhiu te Drita, i shtyrë edhe nga impulsi tij prej një ish-sulmuesi i vyer ai udhëhoqi ekipin drejt tre golave në derbi ndaj Gjilanit, diçka që bardh e kaltërit nuk e kishin arritur që nga edicioni 2001/02.

Atë botë “Intelektualët” nën udhëheqjen e Ramadan Cimilit triumfonin 1-6 ndaj rivalëve të përbetuar që atë ndeshje luanin me ekipin e juniorëve dhe njëherit mbetet njëri ndër rezultatet më të thella në historinë e derbit.

“Ndoshta se kam qenë vetë sulmues si futbollist, ndaj edhe kërkoj lojë ofansive. Këta futbollistë dijnë të luajnë futboll ofansiv dhe ne do të nxjerrmi më të mirën nga ta. Futbolli do vazhdimësi dhe ne do marrim ndeshjet rradhazi. Do mundohemi që të mbajmë ekipin sa më lartë dhe të përgatitemi për edicionin e ri”, – kishte deklaruar Nuhiu pas fitores ndaj Gjilanit në fundjavë, ndërkohë që kërkon ta ruaj vazhdimësinë e ndeshjeve të mira.

Nuhiu ka kontratë me Dritën deri në vitin 2020 dhe nëse gjërat ecin ashtu siç duhet, ai do të jetë trajneri i parë i bardh e kaltërve edhe në edicionin e ri.

Leave a Reply