Shkëndija ka nisur me fitore 1:0 gjysmëstinorin pranveror. Një gol i Omar Imerit u ka mjaftuar “kuqezinjëve’ nga Tetova për të marrë tre pikët e plota përballë rivalit të madh, Vardarit, njofton “infOSport.mk”.
Në këtë ndeshje me fanellën e Shkëndijës debutuan Agim Ibraimi dhe Zija Merxhani, i cili zuri vendin e Gledi Micit në krahun e majtë të mbrojtjes.
Ndeshja derbi e javës së 19-të në LPFM u zhvillua në një atmosferë të bukur para tribunave të mbushura me spektatorë, ndërsa goli i Imerit i vlefshëm 3 pikë të reja, bëri që tashmë Shkëndija të ketë plotë 8 pikë epërsi ndaj Vardarit në renditje, duke ecur kështu me hapa të sigurtë drejt titullit të tretë kampion dhe të dytit me rradhë.