Bajrami: “Shvercerat” e bënë atmosferën sikurse të luanim në Çair (VIDEO)

Shkupi gjysmësezonin pranveror në elitë e nisi me barazim 2:2 ndaj Sileksit në Kratovë. Pas këtij takimi, Muharem Bajrami ka komentuar lojën, duke vlerësuar ekipin për pjesën e dytë, ndërsa nuk la pa vlerësuar edhe përkrahjen e tifo grupit “Shvercerave”.

“Gjithmonë loja e parë është e vështirë për secilën ekip, gjithashtu edhe për ne ishte shumë e vështirë sidomos në pjesën e parë, ku edhe pësuam dy gola. Por unë dua ti përgëzojë bashkëlojtarët e mi për karakterin që treguan në pjesën e dytë, ku arritëm të shënojmë dy gola por kishim edhe një rast ideal të shënojmë për 3:2. Gjithsesi se duhet të jemi të kënaqur prej pjesës së dytë se si u kthyem në lojë, ende është fillimi i kampionatit dhe ne duhet të tregojmë loja edhe më të mira, nëse duam të marrim nga tri pikë. Se si duhet bërë ajo, është ishte pjesa e dytë. Nuk dua që të mos e potencoj se meritë të madhe për këtë pikë në transfertë kanë tifo grupi jonë “Shvercerat” që sot ishin në numër të madh në Kratovë dhe e bënë atmosferën sikurse të luanim në Çair”, ka deklaruar pas ndeshjes Muharem Bajrami për kanalin zyrtar të FC Shkupit.

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 17 февруари 2019 г.

Foto: Hajrush Mani

 

Leave a Reply