Liga amerikane e Basketbollit (NBA) dhe Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA), do të themelojnë një ligë profesionale me pjesëmarrjen e 12 klubeve në Afrikë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar në ueb faqen e NBA-së, thuhet se kreu i NBA-së, Adam Silver dhe sekretari i përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis, janë takuar gjatë organizimit të NBA All-Star në qytetin Charlotte të SHBA-ve, ku kanë njoftuar planet e tyre për fillimin e Ligës afrikane të Basketbollit (BAL).
BAL planifikohet të fillojë në janar të vitit 2020, ndërsa do të jetë bashkëpunimi i parë i NBA-së për themelimin e një lige jashtë Amerikës Veriore.
FIBA dhe NBA planifikojnë të organizojnë një turne klasifikimi në fund të këtij viti për të përcaktuar 12 klube që do të përfaqësojnë Angolën, Egjiptin, Kenian, Marokun, Nigerin, Ruandën, Senegalin, Afrikën e Jugut, Tunizinë si dhe shumë shtete tjera.