FC Shkupi ka ekipin më të ri në kampionat

Me emërimin e trajnerit Umit Karan në krye të FC Shkupit, ka ndryshuar edhe politika e klubit nga Çairi, që forcat e veta po i mbështet tek futbollistët e rinj, që shihen si e ardhmja e klubit.

Me largimin e disa futbollistëve  gjatë merkatos së dimrit dhe afrimin e disa të rinjëve, ka ndryshuar edhe mosha e skuadrës ‘bardhekaltër’, që mund të lëvdërohet me mesataren më të re, nën 23-vjeç (22.8).

Futbollisti më i ri te FC Shkupi është Hamza Ramani, vetëm 16-vjeç, ndërsa më i moshuari është kapiteni Muharem Bajrami (33-vjeç).

Më poshtë mund të shihni listën e futbollistëve të FC Shkupit si dhe moshën e tyre:

PORTIERË: Igor Aleksovski (23 vjeç), Enes Azizi (25), Saljadin Mustafi (25)
MBROJTËS: Amir Bilali (24), Besart Krivanjeva (22), Basilio Ndong (20), Filip Ristovski (24), Muharem Bajrami (33).
MESFUSHORË: Ergyn Abdul (26), Rron Broja (22), Armel Braxh (26), Besar Iseni (22), Viktor Angelov (24), Hamza Ramani (16), Halil Berisha (18)
SULMUES: Maharafa Tandina (21), Artan Veliu (21), Suhejl Muharemi (17), Serginio (23), Berat Ustabashi (24), Viktor Angelov (24).

 

Leave a Reply