Milani vazhdon të vallëzojë në ritmin e Pjontek (VIDEO)

Milani me Pjontek në skuadër frymon më ndryshe. Sulmuesi polak ka vazhduar shkëlqimin me fanellën ‘kuqezi’, teksa sonte kundër Atalantas realizoi edhe ‘dopietën’ e dytë, pas asaj me Napolin, shkruan ‘infOSport.mk’.

Milani në transfertën në Bergamo shënoi fitore 1:3, edhe përkundër faktit se Atalanta e para kishte kaluar në epërsi.

Freuler në minutën e 33-të shënoi golin e parë të takimit, kur arriti që të mposhtë portierin Donaruma, teksa në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Pjontek me një super gol, bëri që skuadrat në pushim të shkojnë me barazimin 1:1.


GOLAT NGA NDESHJA ATALANTA – MILAN, NDIQENI KËTU


Në pjesën e dytë Hakan Çalhanogllu realizoi golin e parë personal të këtij sezoni, duke bërë që Milani në minutën e 55-të për herë të parë në këtë ndeshje të avansojë përballë Atalantas, teksa Pjontek në minutën e 61-të arriti që të shënojë edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Milanin.

Falë kësaj fitore ‘rossonerët’ përforcojnë pozitën e katërt me 42 pikë, një më pak se Interi i vendit të tretë, teksa Atalanta mbetet në pozitën e 5-të me 38 pikë.

Leave a Reply