Drejtori sportiv i skuadrës sllovene të Mariborit, Zlatko Zahoviq në mënyrë indirekte ka bërë të ditur se do të gjejë një gjuhë të përbashkët me Agim Ibraimin për t’i lënë kështu ndodhitë e hidhura me të në të kaluarën.
Spekulimet dita ditës vetëm vërtetohen me Zahoviqin që është i gatshëm të bëjë pajtimin me Ibraimin, kuptohet se edhe nëse ky i fundit dëshiron të njejtën. Te Maribori po mendojnë që ta rikthejn reprezentuesin e Maqedonisë në folenë e tyre, ndërsa kur tani po përgatiten për kualifikimet e Ligës së Kampionëve Ibraimi mbetet ojbektivi kyç në skuadrën sllovene.
Kujtojmë që Zahoviq dhe Ibraimi kishin mosmarrëveshje ndërmjet veti, madje kishte edhe fyerje të rënda në drejtim të futbollistit shqiptar, me këtë të fundit që mori vendim e largimit nga Maribori, duke u transferuar te Astana e Kazakistanit.