Ylber Alili bëhet me skuadër të re

Një ndër futbollistët më të mirë në Ligën e Dytë të Maqedonisë, Ylber Alili është bërë me skuadër të re. Futbollisti kumanovar i cili për 6 vite të plota ishte pjesë e Goblenit, dhe një ndër më të mirët edhe gjatë stinorit vjeshtorë, duke realizuar edhe 5 gola, me Gostivarin ka nënshkruar kontratë për 6 muaj, njofton ‘infOSport.mk’.


LEXO GJITHASHTU: Gostivari kontakton Ylber Alilin e Goblen Junior!


Ai kështu bëhet futbollisti i 8-të i ri në rradhët e skuadrës së trajnerit Menga gjatë këtij afati kalimtarë, pas Ilas Çilafit, Ferat Ramanit, Jasir Selmanit, Bashkim Lamës, Elvir Beqirit, Kristijan Ristovskit, Rustem Ramadanit.

Gostivari stinorin vjeshtorë në Ligën e Dytë – Perëndim e mbylli në pozitën e 5-të me 19-të pikë, 9 pikë më pak se skuadra kampione e vjeshtës Struga Trim Lum. Ndeshjen e parë të sezonit pranveror, Gostivari do ta zhvillojë me 9 mars kundër Teteksit në Tetovë.

 

Leave a Reply