Të fitosh është e vështirë, ndërsa edhe më e vështirë është të përsërisësh suksesin.
Dhe nëse këtë arrin ta bësh me sportistë të ndryshëm, atëherë flasim për mjeshtër të karatesë.
Ky është Arlind Huseini!
S’do mend se sot vëmendje tërheq titull kampion i Evropës për U21 i Doan Osmanit, mirëpo nuk mund të anashkalohet një person tjetër me merita madhore.
Profesor Arlind Huseini, seleksionues i përfaqësueses së karatesë së Maqedonisë (juniorë) dikur udhëhiqte Berat Jakupin drejt titullit europian për juniorë, ndërsa sot triumfoi me Doan Osmanin.
Respect!