Milot Rashica po kalon një formë të shkëlqyer te Verder Bremeni. Djaloshi nga Vushtrria brenda 23 minutave arriti që të shënojë dy gola në takimin e sotëm të javës së 21-të kundër Augsburgut, ndaj së cilës skuadër Verder Bremeni vetëm gjatë 45 minutave të para po avanson me rezultatin 3:0.
Rashica golin e tij të parë në këtë ndeshje e realizoi vetëm pas 5 minutave lojë, kur mjaft mirë u gjind në zonën kundërshtare dhe pasi përfitoi hapësirën e duhur ndaj njërit prej mbrojtësve kundërshtarë dhe portierit të tyre, me të djathtën e tij shënoi për 1:0.
GOLAT NGA NDESHJA VERDER BREMEN-AUGSBURGU, NDIQENI KËTU.
Shpëjtësia dhe driblimi i Rashicës erdhi në pah edhe në minutën e 28-të, kur me hapa të shpejtë arriti në zonë, ndërsa pasi përfitoi duelin ndaj kundërshtarit të tij, me një super gol, bëri që Verderi në ato momente të avansonte me rezultatin 3:0, pasi paraprakisht në minutën e 27-të Eigeshten kishte realizuar për 2:0.
Për Rashicën ishte ky goli i katërt sezonal, ndërsa vlen të përmendet se realizoi edhe në mesjavë në ndeshjen e Kupës kundër Dortmundit, duke ndihmuar skuadrën e tij që të eliminojë liderët aktual të Bundesligës.