Muhamed Useini është rikthyer te Renova. Mesfushori tetovar, i cili ditë më parë u largua nga skuadra vlonjate e Flamurtarit, me “gjipspunuesit” ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa pa dyshim se me afrimin e këtij të fundit, Renova ka përfituar shumë cilësi në mesfushë.
Useini pjesë e Renovës ishte në dy periudha të ndryshme, ndërsa pikërisht verën e vitit 2016-të nga kjo skuadër ishte larguar drejt Flamurtarit të Vlorës.
Ai përveç me Renovën dhe Flamurtarin, gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Rabotniçkin dhe klubin e tij të fëmijërisë, Shkëndijës.