Debutim më të mirë nuk mund të kishte. Musli Lika që hedhi firmën mbi kontratë para disa ditëve, sot ka debutuar me gol për skuadrën e tij të re Korabin nga Dibra. Në miqësoren e zhvilluar ndaj Gostivarit, talenti shkupjan ishte protagonist i fitores së Korabit, me golin që shënoi në minutën e 25-të për rezultat final 2:1, pasi më herët për skaudrën dibrane realizoi Celinovski, ndërsa për Gostivarin shënoi Fatmir Arifi.
Në vijim futbollisti nga Shkupi kishte edhe disa raste tjera për gol, ku për një moment parakaloi mbrojtjen, madje edhe portierin, por nuk arriti që ta dërgojë topin në rrjetë.
Lika e nis në mënyrën më të mirë aventurën te Korabi, duke fituar që nga fillimi edhe besimin e trajnerit Mensur Nexhipi, me këtë të fundit që kishte vetëm fjal tmira për shkupjanin. Futbollisti nga Shkupi do të luajë deri në fund të sezonit me Korabin në formë huazimi nga FC Shkupi, ndërsa në verë do të rikthehet sërish në ekipin amë, për të luftuar për një vend në ekipin e parë. /InfOSport.mk