Sulmuesi kroar, Mario Manxhukiç ju ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij, duke i qëndruar besnik Juventusit.
Kroati ka rinovuar kontratën me kampionët e Italisë deri në vitin 2020, ndërsa një lajm i tillë është bërë publik nga vetë klubi torinez përmes një postimi në profilin zyrtarë të klubit në “Tëitter”.
Për shërbimet e Manxhukiq interesoheshin një numër i madh skuadrash Anglia, Turqia dhe Azia, por kroati vendosi të vazhdojë aventurën e tij në Torino bashkë me Juventusin, me të cilën skuadër këtë vit u shpall kampion, fitoi Kupën e Italisë, ndërsa gjithashtu do të luaj edhe në finalen e madhe të Ligës së Kamionëve Evropian kundër Realit të Madridit me datë 03 qershor në Kardif.
Manxhukiç te Juventusi u transferua në vitin 2015 nga Atletiko e Madridit për shumën e 15 milionë eurove, ndërsa brenda dy edicioneve me fanellën “bardhë e zi” ka zhvilluar plotë 60 ndeshje, duke realizuar edhe 17 gola, 7 prej të cilëve këtë edicion.