FC Shkupi fiton gjeneralen ndaj Gjilanit

FC Shkupi ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Gjilanit në ndeshjen e fundit të fazës përgatitore para startit të stinorit pranveror në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton ‘infOSport.mk’.

Në ndeshjen gjenerale të zhvilluar në stadiumin pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, golin e vetëm për skuadrën ‘bardhekaltër’ e realizoi Muarem Bajrami në minutën e 54-të.

Rikujtojmë stinori pranveror në elitën e futbollit vendor starton me 17 shkurt, ndërkohë FC Shkupi e nis me ndeshjen në transfertë kundër Sileksit.

Leave a Reply