Mundësi nga Shkupi Elmedin Sejfullahu ka fituar medaljen e bronztë në turneun ndërkombëtar për senior U23 “Petko Sirakov” që po zhvillohet në Bullgari. Sejfullahu nën udhëheqjen e seleksionuesit Lulzim Vrenezi në raundin e parë triumfoi përballë mundësit bullgar Stilian Iliev me rezultat 6:1, ndërsa në raundin e dytë u mposht nga ukruainasi Andrej Jançdenko me shifra 4:6.
Ndërkohë në luftën për medaljen e bronztë, Sejfullahu fitoi ndaj rumunit Dragaçi Dariuj. Kujtojmë se në turneun “Petko Sirakov” marrin pjesë mbi 20 shtete dhe bëhet fjalë për turne prestigjioz në sportin e mundjes.