Atë që e paralajmëruam disa javë më parë, sot drejtuesit e FC Shkupit e bënë zyrtare para mediave. Sulmuesi Muharafa Tandina edhe zyrtarisht bëhet i FC Shkupit, duke firmosur kontratë për 6 muajt e ardhshëm në formë huazimi nga skuadra boshnjake Mladost Kakanj.
Tandina ka firmosur sot me Shkupin dhe është prezantuar nga ana drejtuesve nga Çairi, ndërsa në kontratën e tij ekziston opsioni për blerjen e kartonit në fund të sezonit.
Tandina karrierën si profesionist e ka nisur te Bashiktashi me të cilët ka luajtur në grupmoshat e U19 dhe U21, ndërsa më pas ka qenë pjesë edhe kampionatit slloven.