Ferhan Hasani ka lënë pas lëndimin që e bëri të humbas ndeshjen e fundit në elitën e futbollit në Arabinë Saudite. Tetovari ndjeu dhimbje të kofshës së këmbës në takimin e xhiros së 17-të kundër Al Ittifaq dhe u zëvendësua në fund të pjesës së parë. Si pasojë mungoi në transfertën me Al Shabab, ndërsa ndiqte terapinë për rikuperim. Për fat të mirë gjërat ecën mirë dhe Buba ndjehet më mirë, deri sa sot mundi të ushtrojë me grupin me ngarkesë maksimale.
Kjo nënkupton se ai kthehet në shërbim të trajnerit Besnik Hasi dhe tashmë pritet të jetë në formacion për sfidën e xhiros së 19-të kur Al Raed luan si vendas kundër Al Wahda-s.