Ka përfunduar pa fitues ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Mbretit, El Classico-ja e madhe Barcelona-Real Madrid, e cila u mbyll me rezultatin 1-1.
E cilësuar si një finale e parakohshme, sfida prodhoi një 90-minutësh vërtetë spektakolar, ku të dy skuadrat kërkuan të fitonin, por tashmë finalistja mbetet të përcaktohet në sfidën e kthimit në Madrid.
Lucas Vasquez kaloi Realin e Madridit në avantazh që në minutën e 6’, ndërsa Barcelona arriti të rikthejë baraspeshën në minutën e 57’ me anë të sulmuesit brazilian Malcom.
Në minutën e mbetura, të dy trajnerët hodhën në fushë edhe artilerinë e rëndë, pasi për Barcelonën u aktivizuan Messi e Vidal, ndërsa për Realin, Bale, Casemiro e Asensio.
Megjithatë përveç rasteve të shumta në të dy portat, asnjë prej skuadrave nuk arriti të gjejë golin e dytë dhe të fitores, duke bërë që të mbetet në fuqi barazimi 1-1./SS/