Ergys Kaçe nuk po gjen hapësirën e duhur te PAOK-u, ndërsa si destinacioni i tij i rradhës përmendet Superliga turke dhe skuadra e njohur e Gallatarsarajit.
Skuadra greke, në fillim të sezonit e huazoi Kaçen për një vit te çekët e Viktoria Plzen, por shqiptari nuk qëndroi atje as gjysmën e sezonit, duke u kthyer sërish në Greqi, me shpresë se do të gjejë hapësirën e duhur te PAOK-u.
Megjithatë Kaçe edhe pas rikthimit te skuadra e tij, nuk arriti që të gjejë hapësirën e duhur, ndërsa mediat greke raportojnë se vetë drejtuesit PAOK-ut i kanë ofruar Kaçen Gallatasarajit në këmbim të holandezit, Geri Rodrigez.
Ky i fundit këtë vit u transferua te skuadra turke pikërisht nga rradhët e PAOK-ut, drejtuesit e së cilës skuadër dëshirojnë të rikthejnë atë sërish në skuadër, duke i ofruar turqve një shkëmbim me Ergys Kaçen.
Mbetet të shohim nëse një shkëmbim i tillë do të realizohet dhe se Gallatasaraji sërish do të ketë në skuadër futbollit shqiptarë, pas Blerim Xhemailit nga Bogovina e Tetovës, që vazhdoi karrierën në Ligën Amerikane të Futbollit (MLS).