Paulo Dybala në fund të këtij sezoni mund të largohet nga Juventusi. Argjentinasi nuk është i lumtur me trajtimin që po i bëhet në skuadër, andaj po e kërkon largimin nga Juventusi në afatin e verës.
Sulmuesi argjentinas është në radarin e Real Madridit, por që tani në garë është futur edhe Interi.
Bepe Marotta që njeh mirë kualitetet e Dybalas ka filluar bisedimet me agjentin e sulmuesit juventin, për ta realizuar transferimin në verë, ndërsa prite që trajner i skuadrës të jetë edhe Antonio Konte.
Drejtori i ‘neroaxurrëve’ duket se ka marrë një këshillë nga ish-trajneri i Çelzit që ta transferojë anëtarin e Juventusit në ‘Xhuzepe Meaca’.