FC Shkupi ka përfunduar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë dhe është rikthyer në vend, ndërsa stafi i medias të skuadrës shkupjane ka publikuar në kanalin e tyre zyrtar një video prej momenteve më interesante gjatë qëndrimit në tokën turke. Në videon e lansuar nga skuadra e Çairit, bie në sy kapiteni i FC Shkupit, Muharem Bajrami që bën “shou” në skuadrën bardhekaltër, duke bërë atmosferë pozitive brenda ekipit.