Skuadra e Rabotniçkit ndeshjen ndaj Pobedës në kuadër të xhiros së 35-të të Ligës së Parë të Maqedonisë do ta luaj në stadiumin e “Boris Trajkovskit”.
Stadiumi “Telekom Arena” është duke u përgatitur për ndeshjen e Superkupës që do të zhvillohet me 8 gusht në Shkup dhe për këtë arsye “Romantikët” vendosën që ndeshjen ndaj Pobedës ta luajnë në një stadion tjetër. Si opsion i parë ishte edhe stadiumi në lagjen Gjorçe Petrov, mirë në termin të njejtë edhe Makedonija Gjorçe Petrovi zhvillon ndeshjen ndaj Bregallnicës.
Për Rabotniçkin ky nuk është edhe takim shumë i vlefshëm, pasi të përzgjedhurit e Trenevskit veq më se siguruan daljen në Evropë, përderisa nga ana tjetër Pobeda vazhdon luftën për mbijetesë, ku si konkurent të drejtëpërdrejt e ka FC Shkupin me 2 pikë më pak në tabelë se skuadra nga Prilepi.