Renova dhe Labunishta ndahen miqësisht në Ohër

Renova gjatë ditës së sotme ka zhvilluar edhe takimin e 5-të kontrollues në kuadër të fazës së përgatitjeve, që skuadra nga Tetova po e zhvillon në Ohër, njofton ‘infOSport.mk’. Kundërshtarë i skuadrës ‘bardhekaltër’ nga Xhepçishti ishte skuadra strugane e Labunishtit, ndërsa ndeshja pas 90-të minutave lojë u mbyll me barazim pa gola.

Renova ishte një skuadër më kërkuese dhe më dominuese në fushë, mirëpo Labunishti edhe njëherë tjetër u tregua si një skuadër shumë e vështirë për tu mundur, duke dëshmuar se jo rastësisht është nënkampion i Ligës së Dytë – Perëndim dhe një ndër skuadrat pretendente për tu inkuadruar në mesin e më të mirëve në futbollin vendor për sezonin e ardhshëm.

Rikujtojmë Renova gjatë kësaj faze të përgatitjeve kishte shënuar fitore ndaj Gostivarit (4:0), skuadrës së divizionit të dytë shqiptarë Devollit (5:2), kishte barazuar 2:2 me Pobedën, ndërsa kishte pësuar në konytrolluesen e saj të parë ndaj Shkëndijës (1:2). Në anën tjetër për Labunishtin ishte kjo ndeshja e dytë kontrolluese dhe barazimi i parë, pas asaj fitore 3:0 ndaj Korabit.

Leave a Reply