Skuadra turke e Sivaspor ka bërë një transferim të papritur, teksa ka angazhuar sulmuesin spanjoll të Stouk Sitit, Bojan Kërkiç, njofton ‘Turkish Football Neës’, përcjellë ‘infOSport.mk’.
Kërkiç është një fëmijë i Barcelonës, i cili me fanellën ‘blaugrana’ brenda 4 viteve ka regjistruar 104 ndeshje dhe 26 gola. Së fundmi ai ishte pjesë e skuadrës angleze të Stouk Sitit, për të cilën në 13 ndeshje kishte realizuar 1 gol.
Në dy edicionet e fundit Kërkiç huazohej te Majnc 05 në Bundesligë dhe Alavesi në La Liga, mirëpo edhe tek këto dy skuadra nuk arriti që të gjejë veten.
Kësisoj ai gjatë ditës së sotme u transferua në Turqi te skuadra e Sivaspor, me të cilën ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë.
Kërkiç te kjo skuadër do të duhet të zëvendësojë brazilianin Robinjo, i cili kishte kaluar në rradhët e Istanbul Bashakshehir.