Struga Trim Lum edhe zyrtarisht ka prezantuar sulmuesin e talentuar të FC Shkupit, Abdylhadi Jahja. Lidhur me transferimin e tij te skuadra kampione e vjeshtës në Ligën e Dytë – Perëndim, ‘infOSport.mk’ kishte paralajmëruar që 10 ditë më herët, ndërsa tashmë gjithçka zyrtarizohet edhe mes klubeve, ashtu që Jahja me siguri se te Struga Trim Lum do të ketë më shumë hapësira, se sa te FC Shkupi.
Ndryshe Jahja te skuadra ‘bardhekaltër’ nga Çairi u transferua verën e vitit 2018-të nga ekipi i të rinjëve të Vardarit, ku ishte shpallur si golashënuesi më i mirë me 22 gola të shënuar. Megjithatë minutazhi i vogël te skuadra e Ligës së Parë, bëri që Jahja të mendoj largimin, ndërsa vlerësimi i tij ishte që Struga Trim Lum është skuadra e duhur përmes së cilës mund ti arrijë qëllimet që ka në karrierën e tij.
19 vjeçari Jahja me origjinë nga Ohri gjatë karrierës së tij kishte qenë gjithashtu edhe pjesë e grupmoshave të reja te skuadrat si Voska, Akademia Pandev dhe Euromilk.