FC Shkupi huazon nga Shkëndija portierin Seladin Mustafin

Lëndimi i portierit të parë të FC Shkupit, Igor Aleksovski, ka detyruar drejtuesit e skuadrës nga Çairi të intervenojnë në merkato për të plotësuar boshllëkun që mund të mbetet në portë për një periudhë më të gjatë kohore. Edhe pse në janar me Shkupin firmosi portieri Enes Azizi, por gjithsesi mungesa e gjatë e Aleksovskit ka shtyrë që të mendohet edhe për një portier tjetër. Kështu vendimi u soll për portierin e Shkëndijës Seladin Mustafi, i cili është huazuar për 6 muajt e radhës.

Lajmi konfirmohet edhe nga skuadra tetovare që në faqen e saj zyrtare, njofton për huazimin e portierit të tyre te skuadra nga Çairi. Ndërkohë pritet edhe lajmi edhe nga FC Shkupi për të parë zyrtarizimin e Mustafit te “bardheblutë”.

Bëhet fjalë për portier cilësor, që ka qenë pjesë edhe e Renovës, madje duke mbajtur një periudhë edhe statusin e portierit të parë, ndërsa prej 1 viti është pjesë e Shkëndijës, mirëpo deri tani nuk ka pasur rastin të ketë më shumë hapësira për lojë sepse përparësi ka Kostadin Zahov dhe portieri i dytë, Bekim Rexhepi./InfOSport.mk

Leave a Reply