Renova ka shënuar fitore të thellë në miqësoren e dytë që po zhvillon në Ohër në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra tetovare gjatë ditës së sotme mundi Gostivarin me rezultatin 4:0, duke treguar se për momentin është dukshëm kundërshtarë më i mirë se skuadra e trajnerit Menga.
Një autogol nga ana e futbollistëve të Gostivarit i dha avantazhin Renovës, skuadër kjo që pjesën e parë e mbylli me rezultatin 3:0 falë golave të shënuar nga ana e sulmuesit Vlatko Stojanovski dhe mbrojtësit Nenad Mishkovski.
Gjatë pjesës së dytë kur të dy trajnerët bënë zëvendësime të shumta, Renova sërish dominoi ndeshjen, ndërsa me golin e Lutfi Bilalit mbylli këtë takim në favor të saj, duke regjistruar edhe fitoren e dytë nga gjithsej 4 takimet kontrolluese të zhvilluara në këtë fazë.
Rikujtojmë në Ohër, Renova ditë më parë mundi ekipin shqiptarë të Devollit (5:2), ndërsa në dy ndeshjet e zhvilluara në Tetovë fillimisht kishte pësuar nga Shkëndija (1:2), që më pas të barazojë me Pobedën e Prilepit, transmeton ‘infOSport.mk’.
Renova ndeshjen e rradhës do ta zhvillojë me 1 shkurt kundër skuadrës së Struga Trim Lum, që gjatë ditës së sotme mundi Goblenin me rezultatin minimal 1:0.