Sejdini pjesë e kuvendit të KOM-it si kreu i federatës më të madhe në vend! (FOTO)

Gjatë kësaj fundjave është zhvilluar Kuvendi i rregullt i Komitetit Olimpik të Maqedonisë. Në rend dite të këtij kuvendi nuk kishte ndonjë pikë kryesore, por vetëm ato të zakonshmet si përzgjedhja e komitetit të verifikimit, përzgjedhja e punës presidenciale, përzgjedhja e regjistruesit të procesverbalit, miratimi i procesverbalit nga kuvendi i kaluar i KOM-it si dhe miratim i renditët të ditës. Kuvendin e rregullt e hapi kryetari i këtij institucioni, Vasil Tuporkovski, duke faleminderuar delegatët, pjesëmarrësit, bashkëpunëtorët dhe mysafirët të pranishëm.

Të pranishëm në këtë kuvend të Komitetit Olimpik ishin shumë figura të njohura të sportit vendor, si dhe president të federatave të ndryshme, në mesin e tyre edhe Muhamed Sejdini si numri një i FFM-së dhe federatës më të madhe në vend, që ishte i shoqëruar me sekretarin e Filip Popovskin, ndërsa nuk mungoi as kreu i federatës së Mundjes Betim Vrenezi.

 

Leave a Reply