Asgjë e re, pasi jemi mësuar me kesi lloj fyerje dhe kore raciste për shqiptarët nga tifozë të palës maqedone. E fundit vjen nga tifo grupi i skuadrës së basketbollit MZT-Skopje të quajtur “Family Aerodrom” të cilët gjatë gjithë ndeshjes me KB Shkupin të luajtur sonte në palestrën “Jane Sandanski” kanë kënduar kore raciste dhe fyerje për shqiptarët.
“InfOSport.mk” ka siguruar një video, duke shkëputur një pjesë të vogël nga fyerjet që tifozët maqedonas i bënin ndaj shqiptarëve. Sigurisht që ditëve në vijim pritet një reagim nga Federata e Basketbollit të Maqedonisë, me këta të fundit që duhet të dënojnë klubin dhe tifozët në fjalë për sjellje jo sportive.
Tifozët e skuadrës së basketbollit MZT-Skopje, “Family Aerodrom” gjatë gjithë ndeshjes me KB Shkupin të luajtur sonte kanë kënduar kore raciste, duke fyer shqiptarët. Ndeshja është zhvilluar në palestrën “Jane Sandanski”
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 26 януари 2019 г.