Drejtuesit e Federatës së futbollit të Maqedonisë në krye me u.d. presidentin, Muhamed Sejdinin dhe sekretarin e përgjithshëm, Filip Popovskin kanë pritur mysafirët e lartë nga Lidhja e Futbollit të Bullgarisë, të udhëhequr nga nënkryetari, Mihaiul Todorov.
Përfaqësuesit e federatës bullgare të futbollit bashkë me drejtuesit e FFM-së biseduan rreth proceseve dhe programeve për zhvillim të dy federatave, strukturës dhe punës me kategoritë e reja, mënyrën dhe sistemin e garave në kategoritë e reja, si dhe strategjinë për zhvillim të futbollit reprezentues të moshat e reja. Mysafirët nga LFB vizituan edhe Akademjinë e FFM-së në kuadër të kompleksit ‘Shtëpia e futbollit’.
U.D. Presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini potencoi se federata ynë krijon kushte dhe u jep mundësi të rinjëve nga mosha më e re të zhvillohen në aspekt të futbollit dhe të kenë gjitha kushtet e nevojshme për pune dhe ndërtim në aspekt të futbollit. Sejdini tha se në atë drejtim ekziston bashkëpunim me gjithë institucionet, klubet lokale, autoritetet shtetërore për sport dhe vetëqeverisjet lokale.
“FFM është shembull për organizim dhe qëndrim në nivel të tillë si duhet të kenë edhe gjithë federatat tjera sportive. Tërësia kompakte e cila kujdeset për zhvillimin e futbollit, e cila i mbështet Lidhjet Komunale të futbollit, prej klubeve të Ligave me të larta e deri te klubet e kategorive më të ulëta të garimit, nga Liga e Fëmijeve, përmes përfaqësueseve të shpresave e deri të përfaqësuesja A e Maqedonisë. FFM është shumë më shumë se sa vetëm përfaqësuesja A. Vetëm në ligat e fëmijëve garojnë mbi 6 000 fëmijë, në sistemin e FFM-së janë regjistruar më shumë se 200 futbollistë profesionistë, ndërsa punojmë me shumë përkushtim në përmirësimin e infrastrukturës”, deklaroi Muhamed Sejdini pas takimit me palën bullgare.
Federata e futbollit të Maqedonisë gjithmonë do të bashkëpunojë dhe do t’i përforcojë lidhjet, raportet dhe bashkëpunimin me federatat e rajonit, ndërsa kjo mbledhje produktive sigurisht do të ndihmojë në hapjen e derës së bashkëpunimit në fusha të ndryshme.