Shkëndija e Tetovës e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme fazën përgatitore në Turqi, teksa mposhti me rezultatin 2:0 skuadrën zviceriane të Grasshopersit në ndeshjen që zgjati vetëm 37 minuta.
Shkak për ndërprerjen e këtij testi miqësor ishin reshjet e dendura të shiut që e kthyen fushën e blertë në një “pishinë” ku ishte e pamundur të luhej futboll.
LEXO GJITHASHTU:
Edhe pse u luajt më pak se një pjesë loje, skuadra e Shkëndijës arriti të tregonte klas duke shënuar 2 herë në portën e skuadrës kundërshtare.
Shkendija avanson ndaj Grashopersit
Shkendija avanson ndaj Grashopersit NDESHJE MIQËSORE, ANTALIA – TURQI SHKËNDIJA – GRASHOPERS 1:0(Samir FAZLI 1')
Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 24 януари 2019 г.
Autogoli i Dianit në minutën e parë dhe goli i Eminit në minutën e 19-të vendosën këtë sfidë që nuk e arriti fundin.
Super goli i Izair Eminit, Shkendija dyfishon rezultatin ndaj Grashopersit
Super goli i Izair Eminit, Shkendija dyfishon rezultatin ndaj Grashopersit NDESHJE MIQESORE, ANTALIA – TURQISHKËNDIJA – GRASHOPERS 2:0(Izair EMINI 19')
Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 24 януари 2019 г.
Vlen të theksohet se në këtë përballje që nga minuta e parë te Grasshopersi luajti edhe ish futbollisti i Shkëndijës, Gjelberim Taipi, ndërsa bashkë me të këtë ndeshje te ekipi zviceran nisën edhe Arlind Ajeti, Bujar Lika dhe Nedim Bajrami, teksa në bankën e rezervistëve ndodheshin edhe dy shqiptarët tjerë, Amir Shaqipi dhe Mërgim Bajrami.