Pas 21 vjetëve Ajaksi u rikthye në një finale evropiane, mirëpo nuk arriti që të fitojë përballë gjigandëve anglez, Mançester Junajtedit. Trajneri i Ajaksit, Piter Bosh, në konferencën për media është shprehur i dëshpruar nga loja e futbollistëve të tij.
“Ishte ndeshje e bezdizshme. Luajtëm atë lojë që u konsulltuam, mirëpo nuk i konkretizuam rastet që i kishim. Junajtedi luajti fizikisht dhe ne duhej të ishim të përgatitur për një gjë të tillë. Jam i dëshpruar se si i pranuam golat. Jam i sigurt që sezonin e ardhshëm do të jemi më të mirë”, është shprehur trajneri i Ajaksit Bosh.
Gjithsesi Ajaksi do të luaj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, për të siguruar një vend në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.