Transferimi më i fundit i Barcelonës, Kevin Princ Boateng në stërvitjen e tij të parë me ekipin ‘katalunas’ ka hasur në ‘shpulla’ nga ana e bashkëlojtarëve të tij të ri.
Boateng sot u prezantua te kampionët e Spanjës duke zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore, ndërsa si të gjithë të tjerët, edhe ai iu desh ti nënshtrohej ritit të famshëm të shpullave për lojtarët e rinj.
Futbolistët e tjerë krijuan një tunel dhe sulmuesit iu desh të kalonte mes tyre duke marrë “përshëndetje” me shpulla kokës.
Më pas, ai zhvilloi normalisht seancën stërvitore për duelin e sotëm kundër Seviljës, ku me shumë gjasa do të jetë pjesë e 18-shes së ftuar nga ana e trajnerit Valverde, i cili pa asnjë arsye ka lënë jashtë ekipit Lionel Messin dhe Serhio Buskets. Pikërisht një vendim i këtillë i strategut të Barcelonës ka bërë që Boateng të shpresojë në një debutim me fanellën e Barcelonës që gjatë ditës së sotme.
👋 Players give @KPBofficial a special, warm welcome 😂 pic.twitter.com/3RiYzNbG0t
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 22, 2019