Vardari mundet sërish, kësaj rradhe nga azerët e Sumgait

Vardari ka pësuar edhe disfatën e dytë në kuadër të ndeshjeve kontrolluese në Alania të Turqisë, aty ku tashmë për disa ditë po zhvillon fazën e dytë të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror, njofton ‘infOSport.mk’.

Pas disfatës 1:2 nga skuadra kazake e Irtish Pavlodar, sot të besuarit e trajnerit Aleksandar Vasoski u mundën nga azerët e Sumgait me rezultatin 3:1.

Pjesa e parë foli në të mirë të ‘kuqezinjëve’ shkupjan që e mbyllën me epërsi minimale 1:0 falë golit të Evgenij Novak në minutën e 39-të, mirëpo krejtësisht një fotografi tjetër pamë në pjesën e dytë, kur thjesht skuadra azere dominoi në tërësi lojën.

Ishte Arif  Dashdemirov ai i cili në minutën e 53-të solli simetri në rezultat, ndërsa nuk vonoi shumë dhe vetëm 3 minuta më vonë falë golit të Khajal Naxhafov, skuadra e Sumgait për herë të parë arriti që të avansojë në këtë ndeshje, që 4 minuta para fundit të takimit me anë të Elvin Mamadov të ju jap fund shpresave të ‘kuqezinjëve’ të Vardarit se mund të nxjerrin ndonjë barazim, transmeton ‘infOSport.mk’.

Ndeshjen e rradhës Vardari do ta zhvillojë me 28 janar kundër skuadrës ukrainase të Aleksandria.

Leave a Reply